Kjo ndertese ka vlere historike, sepse eshte ndertuar qe ne kohen e komunizmit rreth viteve 1960-1965, duke sherbyer si nje Repart Ushatarak
Ne jemi ketu, ku kemi qene prej shekujsh, brez pas brezi.
Hani i Taulant Shahinit rikthehet ne traditen familjare me nje Bujtine qe ka ekzistuar qe ne vitin e larget 1900 e njohur nga e gjithe zona si Hani i Xhipe Shahinit qe ka pritur e percjelle shume mysafire dhe shtetare te kohes e me pas e mbyllur nga sistemi i diktatures komuniste. Diktatura u tregua e pameshirshme me te paret e mi duke i perndjekur e sekuestruar cdo lloj pasurie fizike dhe monetare.
Familja jone e madhe “Shahini” ka dhene kontributin kryesor ne formimin e fshatit Kodovjat dhe ne hapjen e shkolles Shqipe ne qytetin e Gramshit, me ne krye Asllan Shahinin. Nje familje punetore qe merrej me tregeti, bujqesi, blegtori dhe arsimim. Koha iku shume shpejt duke lene gjurme te medha ne histori dhe nje pjese e tyre e ruajtur me fanatizem, rikthehet sot nen rrenojat e vjetra me emrin Hani i Taulant Shahinit, per ti dhene edhe nje here shkelqimin e merituar.



