Në zonën e Gramshit ka shumë monumente të natyrës apo dhe të historisë të antikitetit si dhe burime natyrore. Shumica e njerëzve kënaqen gjatë pushimeve duke vizituar qytete dhe fshatra qe ndodhen afër dhe qe kane nje histori per te treguar, kështu që për referencën tuaj kjo është një listë e vendeve të njohura me distanca respektive:
ATRAKSIONET TURISTIKE
Kanionet e Holtes
10 km para se te hysh ne qytetin e Gramshit (20km nga Hani) …një nga perlat e bukurisë natyrore të Shqipërisë, me kanionet e tij të mrekullueshëm, që e nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në i 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike, që janë të vizitueshme...
Ujëvara e Sotires
Ujëvara e Sotirës konsiderohet si një kryevepër natyrore. Ndodhet 16 km nga qyteti i Gramshit. Në fshatin Sotirë në Gramsh, ndodhet një prej ujëvarave më magjike në Shqipëri. Ujëvara e Sotirës u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje, apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Mjafton vetëm një orë e gjysmë hiking mes gjelbërimit për ta arritur atë. Terreni është i përshtatshëm për ecje dhe rruga është aq e freskët e plot burime ujore, sa nuk ndihet lodhja.
Liqeni i Zi i Shënepremtes
Liqeni i Zi apo Liqeni i Ujit të Ftohtë në Shënepremte, ndodhet 50 km nga qyteti i Gramshit është një liqen me ujë kurativ, ku mjekohen shume njerëz, nëpërmjet pirjes së ujit dhe banjave. Liqeni është unikal në Shqiperi. 1634 m mbi nivelin e detit. Liqeni ka ngjyrë blu të thellë. Grabova e Siperme (Dy kishat ortodokse, tri urat me harqe) Grabova ka qenë nje fshat mesjetar krijuar ne shekullin e dhjetë. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje...
Liqeni I dushkut
(Liqeni I Zambakeve)
Sapo shikon liqenin e Dushkut, mbushur me zambak uji, kupton se je larg realitetit të përditshëm dhe zhurmës mbytëse të qytetit. Më shumë freskinë e ndjen në verë ndërsa në dimër, dëborë e bardhësi, Liqeni i Dushkut (liqeni i Zambakëve), i ndodhur në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Në këtë liqen dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë. Ky liqen ndodhet 25 km nga qyteti i Gramshit
Shpella e Kabashit
Kur flitet për bukuritë natyrore të Gramshit, vend kryesor zë shpella e Kabashit. Është një nga shpellat më unike në Shqipëri dhe ndoshta nga më të bukurat në Ballkan. Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, 28 km nga qyteti i Gramshit në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Ajo është e formuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë të Kretës së Sipërmë dhe ka një gjatësi rreth 120 m. Nga banorët e zonës njihet ndryshe edhe si “Shpella e Farricës”.
Kanioni i Sinecit
Kanioni i Sinecit i njohur edhe si Kanioni i Saraselit, ndodhet pranë fshatit të Saraselit të komunës së Sultit, rrethi Gramshit.
Përfaqëson një kanion të madh të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit të Seraselit. Është i gjatë rreth 1,5 km, i thellë rreth 300 m dhe i gjerë rreth 20-30 m. Ka shpate të thepisura. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstic. Kanioni ndodhet 30 km nga qyteti i Gramshit.